×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohet takimi në Prevallë shkaku i masave anti-COVID, Kurti pritet t’i mbledh ministrat në Qeveri

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 12:02

    Kryeministri Albin Kurti pritet t’i mbledh ministrat e tij në Qeveri për të diskutuar për programin qeveritar. Punëtoria që ishte menduar të mbahej në Prevallë, është anuluar për shkak të vendimit të Qeverisë Kurti për masat kufizuese anti-COVID.


    Reporteri.net merr vesh se në ditët në vijim Kryeministri Kurti do t’i takoj ministrat e tij në Qeveri për të finalizuar Programin Qeverisës dhe Planin e Veprimit.

    Në një përgjigje të mëparshme, Qeveri kishte njoftuar se punëtoria do të mbahej në Prevallë.

    “Kabineti Qeveritar, secili anëtarë i tij, sipas përgjegjësive që kanë, është duke hartuar prioritet sektoriale dhe politikat që i përgjigjen atyre prioriteteve. Tanimë që u zgjodh edhe Presidentja e vendit, znj. Osmani, së shpejti, këtë javë apo javën tjetër, do të organizojmë një punëtori me kabinetin qeveritar, ngjashëm sikurse gjatë Qeverisë Kurti I, në të cilën do të finalizohet Programi Qeverisës dhe Plani i Veprimi”, thuhet në përgjigje.

    Një takim i ngashëm ishte mbajtur më 29 shkurt të vitit 2020 në Prevallë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!