×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Ahmeti kërkesë Albin Kurtit: Një reagim për Visar Duriqin, të paktën sikur atë për djalin e Nenad Rashiqit

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 15:19

    Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti, pas sulmit të mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi, ka adresuar një kërkesë në drejtim të kreut të VV-së, Albin Kurti, i cili pritet ta formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.


    Ahmeti ka thënë se shumë nga ata që sot po e përkrahin sulmin ndaj gazetarit Duriqi, në profilin e tyre mbajnë foton e Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shprehur se asessi nuk synon ta ndërlidhë këtë sulm me Vetëvendosjen dhe gjithçka që Kurti përfaqëson, por ka thënë se të paktën pret një reagim nga Albin Kurti për ta dënuar këtë sulm, ashtu siç Kurti kishte reaguar për rastin e Nenad Rashiqit.

    Postimi i plotë i Ahmetit:

    I dashtun kryeminister ne ardhje Albin Kurti:

    Nje gazetar eshte sulmu.

    Shume perkrahes te ketij sulmi ne komentet e tyre ne rrjete sociale mbajne foton tende. Assesi askush nuk do ta lidhe sulmin me organizaten dhe gjithcka qe perfaqeson ti, por te lutem, a ka gjasa me reagu? Me e denu sulmin?! A mund te keni nje qendrim per kete zhvillim?!

    Nuk kerkohet shume. Nje reagim si ne rastin e sulmit ndaj djalit te politikanit Nenad Rashiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!