×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 4 persona për vjedhje në Prishtinë

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 18:12

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona lidhur me veprën penale “Vjedhje” në Prishtinë.


    Siç njofton Policia, ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Hetuesit policor të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, (me rroba civile) po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.

    Dy nga këto operacione të realizuara nga hetuesit policor të stacionit qendra, janë finalizuar sot ku janë arrestuar 4 persona.

    Personi i parë i arrestuar:

    -H .S mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    dyshohet të jetë i përfshirë në dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në rrugën “Ali Kelmendi” dhe “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

    Ndërsa tre personat e tjerë:

    -A.Ch mashkull, 22 vjeç

    -A .W mashkull, 27 vjeç

    – Ch .M mashkull, 17 vjeç, shtetas të huaj ( marokien) dyshohet të jenë të përfshirë në më shumë se tri raste, të cilat kanë ndodhë në periudha e lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

    Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!