×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 10:15

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër të mitur në Suharekë.

    Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka pranuar aktin dhe është duke u hetuar.

    “Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!