×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet Rrahim Hashimi, i dyshuari i katërt i aksionit të sotëm

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 11:54

    Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe të dyshuarin e katërt Rrahim Hashimin, i cili ishte në arrati që nga mëngjesi i sotëm kur edhe u zhvillua aksioni i madh policor në lagjen “Marigona” në Prishtinë.


    Mësohet se Rrahim Hashimi është arrestuar pak më parë, por Policia për Reporterin nuk ka dhënë detaje shtesë me arsyetimin se pas përfundimit të plotë do të dalin me informata shtesë.

    Një operacion i tillë është kryer edhe në lagjen “Marigona” nga mësohet se u arrestuan Ismet Osmani, i njohur si “Curri”, i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, shkruan Reporteri.net

    Si dhe i arrestuar është Ilir Bojku i njohur si gorilla.

    Në këtë aksion të policisë është arretuar edhe Mentor Maqani.

    Drejtoria për Krime Ekonomike realizoi këtë aksion pasi të njëjtit po hetohen për 2.5 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!