×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Policisë

    Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, i konfiskohen 96 mijë dollarë amerikan, dyshohen të jenë të falsifikuara

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 8:55

    Një shtatas i Maqedonisë së Veriut është arretuar mbrëmë në Han të Elezit pasi i njëjti dyshohet se është futur në Kosovë me para të falsifikuara, konkretisht me 96 mijë dollarë amerikan, shkruan Reporteri.net.

    Policia njofton se i dyshuari 100 dollarë të falsifikuara, i shiste për 40 euro.

    Njoftimi i plotë i Policisë: 

    Prishtinë, më 30.03.2024

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 29.03.2024, në orët e mbrëmjes, në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë, kanë realizuar me sukses Plani Operativ për parandalimin e futjes në Republikën e Kosovës të parave të falsifikuara.

    Pas një pune operative-hetimore, rreth orës 23:00 (29.03.2024) është zhvilluar një operacion policor në Han të Elezit. Paraprakisht ishin siguruar informata konkrete se personi i
    dyshuar I. D., (viti i lindjes 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut), është duke futur në Kosovë para të falsifikuara, konkretisht dollar amerikan. I dyshuari është arrestuar në flagrancë nga
    hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari 100 $ dollarë të falsifikuara, i shiste për
    40 euro.

    Gjatë realizimit të operacionit policor, janë konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 $ në total 96,000.00 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë) dollarë amerikan, një automjet i përdorur në rast
    nga i dyshuari dhe një telefon celular.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është pjesë e operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL-i për luftimin e dukurisë së prodhimit dhe shpërndarjes së parave të falsifikuara.

    Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me prokurorin nga Prokuroria speciale e Kosovës. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!