×
  • Lajme
  • Lajme

    “Askush nuk është pronë e askujt”, vrasja në Pejë, Haxhiu fton në një takim Sveçlën, drejtorin e Policisë dhe kryeprokurorin

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 10:58

    Lidhur me vrasjen e një gruaje në Pejë sot në mëngjes, ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila sot ka ftuar në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, xhelal Sveçlën, si dhe kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Haxhiu ka thënë se ngjarja e sotme është shumë e rëndë e tronditëse, e cila ndodhi vetëm katër ditë pas rastit të fundit në Ferizaj, ku një grua u vra nga burri i saj.

    “Në mëngjesin e sotëm edhe një grua u vra nga burri në Pejë, vetëm 4 ditë nga vrasja e një gruaje po ashtu nga burri në Ferizaj. Kjo është shumë e rëndë. Është tronditëse. Është dhimbje e madhe. Është e patolerueshme. Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror”, ka shkruar Haxhiu.

    Ministrja ka thënë se s’ka rrugë tjetër pos asaj që institucionet tona ta luftojnë pa kompromis këtë fenomen.

    “Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene. Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë. Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Haxhiu.

    “Tutje ajo ka thënë se askush nuk është mbi dikë tjetër, e askush nuk është pronë e askujt.

    “Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!