×
  • Lajme
  • Lajme

    Atentati ku vdiq roja i “Top Channel”, 25 gëzhojat kanë tejshkuar edhe kangjellat

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 10:41

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur nje atentat i mirëfilltë në dëm të godinës së një prej televizioneve më të mëdhenj, “Top Channel”. Ky sulm përfundoi me humbjen e jetës në mënyrë fatkeqe të rojës Pal Kola, 60 vjeç.

    Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, teksa bëhet me dije se atentatorët kanë qenë tre, me një makinë “Range Rover”, të cilën e kanë djegur në zonën e Golemit. Në të u gjet edhe një kallashnikov AK-47, që dyshohet të jetë edhe arma e krimit.

    Policia ka sekuestruar 25 gëzhoja në vendngjarje, teksa mëngjesin e sotëm, kur kanë përfunduar të gjitha procedurat e policisë, mediat kanë arritur t’i afrohen vendngjarjes. Në kangjellat metalike të rrethimit duhen shenjat që kanë lënë plumbat e lëshuara nga kallashnikovi.

    Për fat të keq, Pal Kola, i cili në atë orë të natës ndodhej në vendrojën e tij duke u ngrohur, ka dalë për të mbrojtur institucionin, që i ishte vënë në përgjegjësi dhe për fat të keq humbi jetën, duke u bërë i pafajshmi i radhës, që humb jetën gjatë një atentati në harkun e pak ditëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!