×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai bashkë me fëmijën e tij pickohen nga rriqërat në Prishtinë

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 12:16

    Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka bërë të ditur se ai dhe një nga fëmijët e tij janë pickuar nga rriqërat, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai ka treguar se tashmë në QKUK atyre u janë larguar rriqërat, por që tregon se aty ka pasur edhe raste të tjera që janë paraqitur, derisa ka pyetur nëse autoritetet përgjegjëse kanë bërë ndonjë gjë për të parandaluar.

    “Kjo duket paksa si fanta-shkencë në kryeqytet në epokën e AI me u ballafaqu më kësi lloj sfidash, por kështu e ka jeta. Kur na jep limon, ne duhet të mbarojmë limonade”, ka shkruar mes tjerash ai.

    Postimi i plotë:

    Edhe kjo na ndodhi, në mes të Prishtinës rriqërat🕷️ na pickuan. Po mirë, shërbimet e QKUK na larguan nga trupi (mua një, fëmiut 2 copë) dhe na dhanë antibiotikë me përdorë.

    Te na ka më shumë gjelbrim në shtëpi, por kur kemi qenë në spital, ka pasur edhe raste tjera nga Prishtina. A kanë bërë diçka autoritetet me parandalu e me na mbrojtë? Nuk di nëse janë bërë spërkatjet e duhura, por duhet të bëhen. Nuk është situatë për të panikuar, por ju lutem kontrolloni vetën dhe fëmijët nëse ekspozoheni në park apo në gjelbrim në obor.

    Kjo duket paksa si fanta-shkencë në kryeqytet në epokën e AI me u ballafaqu më kësi lloj sfidash, por kështu e ka jeta. Kur na jep limon, ne duhet të mbarojmë limonade.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!