×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëria

    Basha në KiE për sulmin në Banjskë: Shtatorin e kaluar kishte një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 19:24

    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

    Shqipërinë në diskutime e ka përfaqësuar Lulzim Basha.

    Ai ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

    Basha ka thënë se vota ndaj Kosovës në KiE është votë për normalizim, stabilitet e paqe në Ballkan.

    “Tani pyetje është a të ju lejojmë qytetarëve të Kosovës t’i gëzojnë këto beneficione apo jo, kjo është pyetja”.

    “Në shtator të vitit të kaluar një skenar shumë i ngjashëm me Krimenë e Ukrainës ndodhi në Kosovë. Nuk ishte incident i izoluar. Një sulm i mirë përgatitur për të krijuar ndarjen e territorit të Kosovës. Kjo është pjesë e asaj Botës Serbe”.

    “Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE është normalizimi aktiv më i madh i normalizimit për sa i përket paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Basha.

    Po vazhdon diskutimi në Asamblenë Parlamentare të KiE për anëtarësimin e Kosovës, flet Bakoyannis

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!