×
  • Lajme
  • Lajme

    “Batalioni i Mjekësisë”, i FSK-së i gatshëm për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 10:04

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për menaxhimin e pandemisë.


    Zemaj ka shkruar në Facebook se Rama i ka sqaruar se FSK-ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situatë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Me gjeneralin Rrahman Rama biseduam rreth ndihmës dhe gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

    Gjenerali Rama sqaroi se FSK-ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situatë.

    Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie “Batalioni i Mjekësisë”, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

    E falënderova gjeneral Ramën për bashkëpunimin e shkëlqyer, gatishmërinë e tij dhe FSK-së dhe ndihmën që po ofrohet në betejën kundër virusit.

    Ndër të tjera konfirmova se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK-në në fuqizimin e personelit shëndetësor dhe me pajisje medicinale.
    Me ushtarët tanë, vajzat e djemtë FSK-së dhe së bashku me të gjithë qytetarët do të triumfojmë në luftën me pandeminë.

    Respektoni rregullat!
    Mbani distancën!
    Vendosni maskat!

    https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3209041389142719

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!