×
  • Lajme
  • Lajme

    BE tregon çfarë ndodhi në takimin e Mogherinit me liderët e Ballkanit

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 8:05

    Detajet e para për atë se çka ndodhi në darkën e thirrur nga Mogherini me liderët e Ballkanit janë dhënë nga BE.


    Në komunikatë thuhet se Mohgerini bashkë me liderët e Ballkanit kanë shkëmbyer qëndrime e tyre për marrëdhëniet mes BE-së dhe rajonit

    “Ata shfaqën zhgënjimin rreth vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë si dhe u pajtuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit vazhdon të jetë objektivi kryesor strategjik, si interes i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i rajonit”, thuhet në komunikatë.

    Ata folën edhe për sfidat e rradhës së BE-së.

    “Partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan edhe njëherë përkushtimin e tyre të fortë ndaj perspektivës së BE-së, për reformat që ajo sjell, para së gjithash për përfitimin e qytetarëve të tyre, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, thuhet në komunikatën e BE-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!