×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Çollaku: Thaçi u akuzua nga Gjykata Speciale me plan të Serbisë dhe Rusisë

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 21:34
    Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku

    Ish-shefi i Stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi — Bekim Çollaku, ka thënë se ai ka qenë targeti kryesor i Serbisë dhe Rusisë.


    “Presidenti Hashim Thaçi duke qenë target i oponentëve ose thënë më troç i kundërshtarëve të Pavarësisë së Kosovës, me këtë rast sidomos target numër një i Serbisë dhe Rusisë të cilët në mënyrë perfide shfrytëzuan mekanizmat dhe aleatët e tyre dhe e gjetën hapësirën e mjaftueshme për ta ngritur këtë grackë të panevojshme dhe tepër të dëmshme për Republikën e Kosovës. Më në fund ia arritën qëllimit që Kosovën ta ndëshkojnë në mënyrën më të ndyrë të mundshme”.

    Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Gjykata Speciale dhe aktakuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe ish-liderëve të UÇK-së janë bërë me plan të Serbisë dhe Rusisë.

    “Zanafilla e gjithë këtij procesi është me plan të Serbisë dhe Rusisë. Për mua nuk është aspak shqetësuese që iniciativa ka dalë nga këto dy shtete, ajo që më shqetëson mua është se si Bashkësia Ndërkombëtare, partnerët tanë më të afërt dhe partnerët tanë strategjikë, si BE-ja dhe në rend të parë SHBA-të u bënë pjesë e kësaj gracke dhe Kosova si asnjëherë më parë po ballafaqohet me një proces tërësisht të padrejtë, të panevojshëm dhe të pamerituar dhe që po rrezikon të devijojë në mënyrë të paparashikueshme duke cenuar jo vetëm sigurinë kombëtare, por duke cenuar që dikush në një vend përmes një vendimi të tentojë të rishkruajë historinë më të dhimbshme dhe të ndritur të Kosovës që lidhet me luftën e UÇK-së”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!