×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: E kemi rritur respektin e Kosovës në diplomaci

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 10:12

    AAK-ja është duke u identifikuar si partia më e qartë në skenën politike të Kosovës e cila mbetet konsistente në respektimin e shtetit si një vlerë e shenjtë që nuk mund të jetë e prekshme, kështu u shpreh Zëvendësministër i Jashtëm njëherëshit edhe Këshilltar Diplomatik i Kryeministrit, Anton Berisha.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se, në raporte me botën përendimore kanë treguar se synimi i tyre integrues nuk është taktikë për lojera të brendshme politike por orientim strategjik, vlerë ndër shekuj dhe e drejtë burimore si pjesë e lashtësisë së kombit shqiptar, shkruan Reporteri.net

    Sipas Berishës në qarqet diplomatike ndërkombëtare, është rritur shumë respekti për Kosovën, ndërsa sa i përketë ritmit të punë së qeverisë Berisha është shprehuar se nuk kanë mundur të ecin me ritmin e duhur për shkak të pjesëmarrjes së vogel në qeveri.

    ‘Ne brendi të Kosoves, per shkak te pjesemarrjes se vogel ne qeveri e institucione percjellese, ne nuk kemi mundur te ecim ne ritmin e deshiruar per krijimin e nje ambienti çfare e kemi projektuar, por kemi treguar se nuk heqim dore dhe dita dites do te krijojme nje Kosove qe ia vlene per te jetuar’, ka shkruar Berisha.

    Ai tutje ka thënë që në komunat ku qeverisen nga AAK-ja janë shembujt më të mirë dhe se do zgjerohen në nivelet tjera.

    ‘Komunat qe udheheqen nga AAK, lirisht mund te themi se jane shembujt me te mire te perkushtimi ndaj qeverisjes ne sherbim te qytetareve dhe kete do ta zgjerojme ne nivele te tjera‘.

    Ai përmes të këtij postimi ka kërkuar besimin e qytetarëve që ta udhëheq AAK-ja vendin duke dalur si partia e parë.

    ‘AAK, jo vetem per hirë te vet si subjekt politik, por per hirë te Kosoves, do te shtoj perpjekjet qe te marre persiper udheheqjen e vendit permes besimit qytetar, te dale partia e pare ne vend, dhe permes qeverisjes se mire, t’i jap kuptim shtetit te Kosoves, t’i realizoj endrrat e brezave, per nje shoqeri prosperuese, te dinjitetshme dhe te integruar ne boten me te zhvilluar e me humaniste qe njehe njerezimi, ne Bashkimin Europian’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!