×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Kurti ka dorëzuar shkresë garantuese vetëm për selimin, kjo nuk është e ndershme

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 20:49

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha, deklaroi të hënën se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dorëzuar shkresë garantuese vetëm për bashkëpartiakun e tij që gjendet në Hagë, Rexhep Selimin.


    Lidhur me këtë, Berisha tha se nuk është e ndershme, pasi “të gjithë bashkërisht përfaqësojnë atë që quhet lufta çlirimtare e Kosovës”.

    “Tu krijohet kjo hapësirë por jo në mënyrë selektive jo siç e kemi pasur rastin e kryeministrit kur ka dorëzuar shkresë garantuese vetëm për Rexhep Selimin. Kjo nuk është e ndershme pasi ata të gjithë bashkërisht përfaqësojnë atë që quhet lufta çlirimtare e Kosovës dhe kryeministri është i të gjithëve”, pohoi ai në Klan Kosova.

    Ndrësa, lidhur me deklarimet e tij se Kroacia, Sllovenia dhe Austria kanë dhënë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, Berisha tha se të gjitha informacionet i ka marrë në rrugë formale dhe të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe institucionet shtetërore.

    “Këtë informatë e kam marrë nëpër informale por zyrtare dhe drejtpërdrejt nga ajo që quhet “staf i kabinetit të presidentit” dhe këtë e kam bërë të njohur jo me qëllimin e krijimit të sensacionit dhe lajmit që disa media kanë interes. Por, thjesht qëllimi ka qenë për t’i vërë në veprim institucionet e Kosovës se kur mundet që kjo të bëhet në rrugë informale dhe miqësore atëherë angazhimi i tyre duhet të jep efektin edhe më të madh që të ndihmohet mbrojtja në liri e personaliteteve që sot gjykohen në Hagë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!