×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu-Kodra: Kurti të mos bredh nëpër ishujt grekë, por të interesohet qytetarët e Deçanit

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 11:44

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosreagimin e tij për helmimin e qytetarëve të Deçanit.


    Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se Kurti të mos bredh nëpër ishujt grekë, por të interesohet për jetën e qytetarëve të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Kryeministri Kurti të mos bredh nëpër ishujt grekë, por të interesohet për jetën e qytetarëve të Kosovës

    Qytetarët e komunës së Deçanit janë lënë në harresë nga drejtuesit e papërgjegjshëm të institucioneve qëndrore. Mungesa e interesimit për situatën në të cilën po kalon kjo komunë, është alarm se cila është vlera e vërtetë qytetarëve të çdo komune tjetër, e jo vetëm e deçanasve.

    Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë po tregohen të papërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhen qytetarët e asaj komune. Për Albin Kurtin dhe Arben Vitinë nuk kanë asnjë domëthënie lajmet shqetësuese që vijnë nga Deçani për mbi 1000 qytetarë të helmuar. Heshtja tyre është shqetësuese.

    Kryeministri duhet t’i lërë anash betejat e “mëdha” ideologjike dhe ta lërë bredhjen e kot nëpër ishujt grek, por të interesohet për jetën e qytetarëve të vet. Asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve të vendit të vet nuk duhet të ketë në agjendën e kryeministri. Shembulli që po e japin Albin Kurti dhe Arben Vitia është jonjerëzor.
    Asnjë fjalë dhe asnjë ndihmë. Fatkeqësi e shumëfishtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!