×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell liston tri kërkesat e qarta të BE-së për situatën në veri: Po s’u plotësuan, do të ketë pasoja të rënda

    Reporteri
    01 Qershor 2023 | 22:19

    Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit me Vjosa Osmanin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq duke paraqitur tre kërkesat që BE-ja i ka për situatën në veri të Kosovës.

    Borrell përmes një postimi në Twitter, ka listuar tri kërkesat që ai i ka bërë gjatë takimit.

    “Zgjedhjet e reja lokale tani – sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës – Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell në Twitter.

    Tutje, Borrell tha se “dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona.”

    Kujtojmë se në këtë takim të përbashkët në Moldavi, prezentë ishin edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron si dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, të cilët po ashtu e kanë theksuar nevojën për zgjedhje të reja në komunat veriore.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se Kosova është e gatshme ta konsiderojë si mundësi organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. /Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!