×
  • Lajme
  • Botë

    Alarmi nga Italia: Kthehet vala e dytë e Coronavirusit në qytetin që ndër të parët u godit nga pandemia

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 10:34

    Asgjë nuk po e ndal virusin. Alarmi vjen sërish nga  Italia, ku raportohet se është rikthyer vala e COVID-19 në Veneto.


    “Po hedhim në plehra 4 muaj masash”, këto ishin fjalët e guvernatorit të Venetos, Luca Zaia, pasi u njoftua se indeksi R që mat epideminë e koronavirusit ka kaluar ditët e fundit nga 0.43 në 1.63.

    Vatra të shumta po dalin përditë në këtë rajon, nga të parët që u godit nga pandemia në javët e para të vitit, ndoshta edhe më herët.

    Një nga vatrat më shqetësuese vjen nga një lokalitet pranë Vicencës, ku rreth 90 persona janë nën hetim epidemiologjik pasi një menaxher i një sipërmarrje të produkteve metalike ishte kthyer nga Serbia, vend ku kishin një degë. AI bashkë me kolegët e tij kishin rënë në kontakt me një person të zonës, i cili doli i infektuar.

    Por në mënyrë të papërgjegjshme, personi ishte kthyer në Itali me 25 qershor, kishte marrë pjesë dy ditë më vonë në një varrim dhe më pas në një ditëlindje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!