×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe gjashtë ministra japin dorëheqje nga qeveria e Johnsonit

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 19:01

    Në vazhdën e dorëheqjeve, edhe pesë ministra të tjerë sapo kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre nga qeveria britanike.

    Kemi Badenoch, Neil O’Brien, Alex Burghart, Lee Roëley dhe Julia Lopez kanë dhënë dorëheqjen me një letër të vetme.

    Julia Lopez ishte ministre e kulturës.

    Lee Rowley ishte ministër biznesi.

    Alex Burghart ishte ministër i arsimit.

    Neil O’Brien ishte ministër për ‘levelling up’.

    Kemi Badenoch ishte ministre e qeverisë lokale.

    Ndërkaq, Mims Davies është ministrja e fundit që ka dhënë dorëheqjen. Ajo ishte ministre e punësimit në Departamentin për Punë dhe Pensione, shkruan BBC.

    Ajo thotë se partia konservatore “ka nevojë për një fillim të ri dhe unë nuk mund të shoh rrugë tjetër përpos kësaj”.

    Kjo e çon totalin e ministrave dhe ndihmësve që kanë dhënë dorëheqjen në 27.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!