×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan zbret me vështirësi shkallët, dikush e mban për krahu

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 15:44

    Një video që po qarkullon në rrjet prej pak ditësh ka tërhequr jo pak vëmendje dhe ka shqetësuar vendin e tij. Në video duket Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, duke zbritur shkallët me vështirësi.


    Bëhet me dije se Erdogan ka qenë pjesmarrës në një konferencë në Stamboll, kur është larguar nga skena, shihet që me vështirësi ecën, teksa mbahet edhe nga bashkëpuntorët e tij që e shoqërojnë.

    Raportimet në mediat turke konfirmojnë se presidenti turk nuk është në gjendjen e tij më të mirë, pasi shëndeti i tij po përballet me probleme, edhe pse nuk raportohet se nga çfarë vuan presidenti.

    https://www.youtube.com/watch?v=uU0Br8BAv6g&feature=emb_title&ab_channel=OynatBakal%C4%B1m

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!