×
  • Lajme
  • Botë

    Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane: Sulmi ishte një mesazh i kalkuluar për Iranin

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 7:59

    Sulmi ndaj Iranit herët të premten ka të ngjarë të synohej si një masë hakmarrëse dhe një mesazh paralajmërues, tha për CNN një gjeneralmajor i ushtrisë amerikane në pension.

    Për ditë të tëra, Izraeli ka peshuar përgjigjen e tij ndaj sulmeve të paprecedentë të fundjavës nga Irani, të cilat u nisën si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri në fillim të këtij muaji.

    Një zyrtar amerikan i tha CNN se sulmi i së premtes ishte një sulm izraelit. Izraeli ka refuzuar të komentojë mbi të.

    “Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij” në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force, tha gjeneralmajor në pension Mark MacCarley.

    Duke vënë në shënjestër provincën iraniane të Isfahanit – vendi i objekteve të rëndësishme bërthamore – Izraeli ka të ngjarë të paralajmëronte se mund të mposhtte lehtësisht mbrojtjen e Iranit, tha MacCarley.

    “Unë mendoj se ka pasur një proces shumë të qëllimshëm mendimi nga ana e kabinetit të luftës izraelite,” tha ai.

    “Izraelitët duhej të hakmerreshin, por në të njëjtën kohë, brenda asaj hakmarrjeje ishte një mesazh, dhe që ishte, ‘Po, ne mund të kalojmë. Mos e bëni më. Nëse e bëni përsëri, atëherë gjithçka do të shpërthejë”, tha ai. /Reporteri.net/

    Izraeli në kundërofensivë ndaj Iranit, CNN: Shpërthime pranë një baze ushtarake

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!