×
  • Lajme
  • Lajme / Seancë

    Kuvendi sot diskuton për gjetjet e raportit të DASH-it

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 7:25

    Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 11:00, shkruan Reporteri.net.

    Siç u bë e ditur edhe ditë më parë, në rend dite janë shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH, si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Më 22 prill, DASH-i publikoi Raportin për Kosovën, ku mes tjerash, problemet me pavarësi të gjyqësorit dhe kufizimet në liri të mediave, ishin shqetësimet kryesore për Kosovën.

    Në raport është përmendur se më 2023 nuk është raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.

    Në raportet e kaluara është përmendur edhe korrupsioni qeveritar dhe kërcënimi për dhunë që shënjestron minoritete etnike dhe komunitetet e margjinalizuara.

    “Qeveria ka marrë hapa kredibilë por jokonsistentë për të identifikuar, hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer abuzime me të drejtat e njeriut”, është thënë në raport, përcjell Reporteri.net.

    Korrupsion serioz i qeverisë dhe probleme me pavarësinë e gjyqësorit, këto janë gjetjet e raportit të Departamentit të Shtetit për Kosovën

    Opozita pati kërkuar që në seancën e Kuvendit të futej më herët në rend dite diskutimi në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Partia Demokratike propozoi këtë pasi tha se ky raport është shqetësues për Kosovën dhe duhej të trajtohej në seancë (të enjten e kaluar).

    Një kërkesë të tillë e patën edhe nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por nga partia në pushtet kërkuan që një seancë e tillë të mbahet një ditë tjetër.

    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pati propozoi që ky raport por edhe ai i Freedom House të diskutoheshin në një seancë të veçantë të Kuvendit.

    Kësisoj, ditë më vonë seanca u caktua për sot 2 Maj./Reporteri.net/

    Opozita kërkon debat parlamentar për gjetjet e raportit të DASH-it

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!