×
  • Lajme
  • Botë

    Gjiganti suedez i mobilimit përgjon punonjësit e tij, rrezikon gjobë mbi 3 milion euro

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 13:21

    U hap sot në Versajë seanca gjyqësore kundër degës franceze të gjigantit suedez të mobiljeve, IKEA, i akuzuar për krijimin e një sistemi të paligjshëm të mbikëqyrjes së punonjësve të saj, veçanërisht të sindikalistëve

    Në këtë çështje spiunazhi, dega e IKEA-s u përfaqësua nga menaxherja e përgjithshme, Karine Havas.

    IKEA rrezikon deri në 3,75 milionë euro gjobë.

    Të paktën 15 individë janë akuzuar gjithashtu, duke përfshirë dy menaxherë të magazinës, oficerë policie, por edhe ish-drejtues të tillë si ish-presidenti Stefan Vanoverbeke dhe paraardhësi i tij Jean-Louis Baillot.

    E zbuluar nga e përjavshmja satirike ‘Le Canard Enchainé” dhe faqja e informacionit ”Mediapart” në 2012, historia u bë çështje gjyqësore pas një ankese nga një sindikatë.

    Hetimi zbuloi gjithashtu ekzistencën e një sistemi spiunimi të punonjësve, por edhe të kandidatëve për punësim, të shtrirë në të gjithë Francën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!