×
  • Lajme
  • Botë

    Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në SHBA

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 9:17

    Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën, pasi një burrë kreu një sulm me thikë në disa lokacione në shtetin amerikan të Illinoisit, tha policia.

    Incidenti ndodhi të mërkurën mbrëma, tha policia në qytetin Rokford. Në deklaratën e policisë u tha se një i dyshuar 22-vjeçar është arrestuar.

    Autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur se cili mund të jetë motivi i këtij incidenti.

    Rokford, qytet me afër 150.000 banorë, gjendet rreth 144 kilometra në veriperëndim të Çikagos.

    Në mesin e të vrarëve ishin një vajzë 15 vjeçe, një grua 63-vjeçare dhe dy burra të moshës 49 dhe 22 vjeç, tha policia. Sipas autoriteteve, tre nga viktimat vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërkaq një në spital.

    “Sot jemi të tronditur nga një tjetër akt i dhunës së tmerrshme kundër pjesëtarëve të pafajshëm të komunitetit tonë”, tha kryetari i Rokfordit, Tom McNamara.

    Policia tha se pesë persona të tjerë janë plagosur, por mediat amerikane më vonë, duke cituar policinë, thanë se shtatë persona ishin plagosur./Radio Evropa e Lirë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!