Një gjykatë kineze ka dënuar një mësuese të një çerdheje në Kinë me vdekje, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.
Wang Yun u arrestua vitin e kaluar pasi fëmijët në një kopsht në qytetin Jiaozuo u dërguan me urgjencë në spital pasi hëngrën shujtën e mëngjesit. Gjykata tha se ajo vendosi nitrite natriumi në shujtën e mëngjesit të fëmijëve.
Gjykata e përshkroi mësuesen Wang si “të neveritshme dhe të mbrapshtë”. Incidenti që ndodhi më 27 mars të vitit të kaluar tronditi Kinën. Prej atëherë nisi një hetim i thellë policor. Gjykata, përfundimisht vendosi të hënën që Wang të dënohet me vdekje, shkruan BBC, transmeton KOHA.
Ajo e pranoi se në shenjë ‘hakmarrjeje’ kishte vendosur helm në mëngjesin e fëmijëve. Këtë thotë ta ketë bërë pasi ata kishin debatuar për çështje që kishin të bëjnë me menaxhimin e nxënësve, ku përfshihej edhe ajo për keqmenaxhim.
Nitriti i natriumit shpesh përdoret si një shtesë ushqimore për shërimin e mishit por mund të jetë toksik në sasi të larta. Gjykata gjithashtu tha se kjo nuk ishte hera e parë që Wang helmonte njerëz, duke iu referuar një incidenti të mëparshëm ku ajo bleu nitrite në internet dhe helmoi burrin e saj i cili pësoi dëmtime të lehta.
Një nga fëmijët e helmuar vdiq në spital në muajin janar pasi kaloi 10 muaj në spital. Dënimi ndaj saj, sipas praktikave, kryhet me injeksion vdekjeprurës ose me pushkatim.