×
  • Lajme
  • Botë / "Mega Millions"

    Një person në New Jersey fiton llotarinë 1.1 miliardë dollarëshe

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 10:27

    Dikush në New Jersey të martën mbrëma fitoi çmimin e parë të Mega Millions prej 1.12 miliardë dollarësh, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Numrat e tërhequr ishin: 7, 11, 22, 29, 38 dhe 4. Bileta fituese u shit në New Jersey, sipas faqes së internetit “Mega Millions”.

    Deri në shortin e fundit, askush nuk kishte përputhur të gjashtë numrat dhe nuk kishte fituar çmimin e parë të Mega Millions që nga 8 dhjetori i vitit të kaluar.

    Çmimi është i 8-ti më i madh në historinë e lotarisë amerikane.

    Mega Millions luhet në 45 shtete plus Washington DC dhe Ishujt e Virgjër të SHBA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!