×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 9:24

    Një tërmet prej 5.7 ballësh ka goditur pjesën jugore të Greqisë, në brigjet e Peloponezit perëndimor.

    Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima nga dridhjet e tokës, të cilat u ndien në kryeqytetin grek, Athinë, e deri në ishullin jugor të Kretës.

    Tërmeti ndodhi mëngjesin e së premtes, më 29 mars. Epiqendra e dridhjeve të tokës ishte nën shtratin e detit afër ishujve Strofades, që gjenden rreth 120 kilometra në jugperëndim të qytetit Patras, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës.

    Në zonën e epiqendrës së tërmetit janë regjistruar edhe goditje pasuese me shkallë më të ulët të Rihterit.

    Greqia gjendet në një rajon shumë aktiv sizmik dhe tërmetet janë të zakonshme. Shumica dërmuese e dridhjeve të tokës nuk shkaktojnë viktima dhe pak ose aspak dëme materiale./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!