×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i pamëshirshëm, urdhëron vrasjen e atyre që nuk respektojnë masat për Coronavirusin

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 0:04

    Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte paralajmëroi se do të urdhërojë policinë dhe ushtrinë të vrasin këdo që “shkakton telashe” mes një karantine një-muajshe që kërkon të ndalojë epideminë e koronavirusit në vend.


    “Le të jetë një paralajmërim për të gjithë. Dëgjoni qeverinë në këtë kohë sepse është e rëndësishme që të ketë bindje”, i tha ai kombit mbrëmë. “Dhe mos lëndoni profesionistët e kujdesit shëndetësor, mjekët sepse është një krim i rëndë.”

    “Urdhërat im për policinë dhe ushtrinë: nëse dikush është në telashe dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni dhe vritini”,shtoi ai.

    Duterte gëzon namin e të pamëshirshmit ndaj përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, duke urdhëruar ekzekutimin e tyre kudo që hasen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!