×
  • Lajme
  • Botë

    Putini: Rreziku bërthamor po rritet, por ne nuk jemi të çmendur t’i përdorim të parët

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 22:22
    Presidenti rus, Vladimir Putin

    Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet, por këmbënguli se Rusia nuk ishte “çmendur” dhe nuk do të përdorte armët e saj bërthamore e para.

    Presidenti rus këmbënguli se vendi i tij do të përdorte vetëm armë të shkatërrimit në masë në përgjigje të një sulmi.

    Duke folur në takimin vjetor të këshillit rus të të drejtave të njeriut, ai tha gjithashtu se lufta në Ukrainë mund të jetë një “proces i gjatë”.

    Zyrtarët perëndimorë besojnë se Putini fillimisht kishte planifikuar një fitore të shpejtë.

    Kapaciteti i Rusisë për të përdorur armë bërthamore është vënë nën kontroll të shtuar qëkur ajo pushtoi Ukrainën në shkurt.

    “Një kërcënim i tillë po rritet, do të ishte gabim ta fshihni”, paralajmëroi Putini, ndërsa fliste për perspektivën e një lufte bërthamore.

    Por ai pohoi se Rusia “në asnjë rrethanë” nuk do të përdorte armët e para dhe nuk do të kërcënonte askënd me arsenalin e saj bërthamor.

    “Ne nuk jemi çmendur, ne jemi të vetëdijshëm se çfarë janë armët bërthamore”, tha ai, duke shtuar: “Ne nuk do të vrapojmë nëpër botë duke e tundur këtë armë si brisk”.

    Putin gjithashtu u mburr se Rusia kishte armët bërthamore më moderne dhe më të avancuara në botë dhe e krahasoi strategjinë e saj bërthamore me ShBA-në – e cila tha ai se kishte shkuar më tej se Rusia duke vendosur armët e saj bërthamore në territore të tjera.

    “Ne nuk kemi armë bërthamore, përfshirë ato taktike, në territorin e vendeve të tjera, por amerikanët kanë – në Turqi dhe në një numër vendesh të tjera evropiane”, tha ai.

    Putini ka insistuar më parë se doktrina bërthamore e Rusisë lejonte vetëm përdorimin mbrojtës të armëve bërthamore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!