×
  • Lajme
  • Botë / Fenomeni natyror

    Rekord i temperaturave në muajin mars

    Reporteri
    09 Prill 2024 | 12:00

    Ndryshimet klimatike mund të përshpejtohen nëse temperaturat nuk bien deri në fund të këtij viti, ka paralajmëruar një shkencëtar, raporton BBC.

    Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur të dhënat kanë treguar se muaji i kaluar ishte marsi më i nxehtë në histori, duke zgjeruar rekordin për muajin e dhjetë me radhë.

    Rekordi i muajit mars ka nxitur shqetësimet se bota mund të hyjë në një fazë të përshpejtimit të ndryshimeve klimatike.

    Rekordin e temperaturave është duke e ndihmuar edhe sistemi i motit i njohur si “El Ninjo”.

    Temperaturat mund të bien pas dobësimit të fenomenit “El Ninjo”, por shkencëtarët janë të shqetësuar se këto temperatura do të vazhdojnë të jenë të larta.

    Marsi i vitit 2024 ishte për 1.68 gradë Celsius më i ngrohtë sesa në kohën “para-industriale” – kur njerëzit nisën të djegin sasi të mëdha të karburanteve fosile.

    “El Ninjo” që nisi në qershorin e vitit të kaluar dhe pati pikun në dhjetor, ka ngritur temperaturat në atmosferë.

    Shkencëtarët kanë llogaritur se aktualisht fenomeni natyror është i ngrohtë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe për muajt e ardhshëm, duke paralajmëruar se pritet të ketë rekorde të reja të temperaturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!