×
  • Lajme
  • Botë / SHBA

    Shembja e urës në Baltimore, gjenden dy trupa të pajetë – vijojnë kërkimet për të tjerët

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 8:43

    Janë gjetur trupat e dy prej gjashtë punëtorëve që u zhdukën në ujë pas shembjes së urës Francis Scott Key në Baltimore, e goditur nga një anije tregtare rreth orës 01:30 të së martës në mëngjes.

    Një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Maryland tha se zhytësit gjetën një kamionçinë të kuqe rreth 25 metra poshtë në ujë, brenda të cilës ishin dy burra të bllokuar në automjet.

    Bëhet fjalë për një punëtor 35-vjeçar meksikan dhe një 26-vjeçar nga Guatemala.

    Kërkimet po vazhdojnë edhe për katër perona të tjerë, që besohet të kenë vdekur.

    Ura e Francis Scott Key u përurua në vitin 1977. Një strukturë gjigante prej çeliku, ajo mban emrin e autorit të himnit kombëtar amerikan. Me katër korsi dhe rreth tre kilometra të gjatë, është me rëndësi strategjike për portin dhe për qytetin e Baltimores, kulmi i Rripit të Baltimores.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!