×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi në Gjermani, 19-vjeçari vret prindërit dhe vëllain e plagos rëndë motrën

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 8:50

    Një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain dhe prindërit e tij dhe plagosi rëndë motrën e tij në Hohentengen në kufirin gjermano-zviceran, njoftoi të mërkurën zyra e prokurorit publik në shtetin federal të Baden-Wuerttemberg.

    19-vjeçari ka vrarë me thikë prindërit e tij 58 dhe 61-vjeç dhe më pas vëllain 34-vjeçar. Motra, mosha e së cilës nuk bëhet e ditur, u plagos dhe u transportua me helikopter në një spital aty pranë. Mësohet se ajo ka marrë plagë të rënda me thikë, por jeta e saj nuk është në rrezik, raportojnë mediat atje.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, njoftoi të mërkurën policia dhe prokuroria e shtetit. I dyshuari është arrestuar. Sipas policisë në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja. Vrasësi ka nënshtetësi gjermane dhe italiane. Motivi i sulmit është ende i paqartë.

    Sipas informacioneve nga Prokuroria e Shtetit, 19-vjeçari akuzohet për vrasje të trefishtë pa paramendim dhe një vrasje të mbetur në tentativë dhe duhet të dalë para gjyqtarit gjatë ditës, i cili duhet të vendosë masën e paraburgimit.

    Në të njëjtën zonë, dy muaj më parë, një djalë 32-vjeçar vrau prindërit dhe përfundimisht veten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!