×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri nga Prishtina adoptoi 10 qen endacakë, merr 500 euro në muaj nga komuna

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 11:28

    Komuna e Prishtinës ka shpërndarë një video motivuese për adoptimin e qenve endacakë. Si imazh kanë përdorur Samiun, për të cilin thonë se ka adoptuar 10 qen endacakë, transmeton Reporteri.net. 

    “Ai është shembull i një qytetari që ka vendosur të merr përgjegjësi shoqërore në zgjidhjen e problemit të qenve endacak”, shkruan komuna në përshkrimin e videos.

    Për këtë veprim, sipas komunës Samiu merr 500 Euro çdo muaj për qentë e adoptuar nga Kryeqyteti si dhe mbështetje shtesë.

    “Shikoni dhe dëgjoni rrëfimin e Samiut rreth përvojës së tij dhe familjes së tij. Ju ftojmë ta ndiqni shembullin e Samiut që ta bëjmë me shtëpi çdo qen endacak. Adopto edhe ti!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!