Buzhala lutje publike Ramës: Hape një pikë afër kufirit për vaksinimin e kosovarëve, nuk kemi Qeveri që kujdeset për qytetarët

Gazetari Berat Buzhala ka bërë një lutje publike për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.


Ai ka kërkuar që të hapë një pikë për vaksinimin e kosovarëve dikur afër kufirit Kosovë-Shqipëri.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Berat Buzhala ka thënë se edhe Shqipëria është në zor të madh, ama është e turpshme për shtetin e Kosovës që mijëra qytetarë të vaksinohen në Serbi.

”Nuk ka poshtërim më të madh për shtetin e Kosovës që i lejon qytetarët e vendit të vet me pranu vaksina prej qeverisë së Serbisë. Qe këshilla ime për Ramen dhe qeverinë e tij. Le t’i ndaje disa doza në javë, le të themi 5-6 mijë dhe le t’i caktoje grup moshat, bie fjala brenda një javës ata qe i kane 74-75 vjeç. Javën tjetër ata qe i kane 73-74 vjeç. E di qe nuk do te ishte shume as për Shqipërinë, por do te ishte shume për ne qe kemi prindër te vjetër”, ka shkruar Buzhala ndër të tjera.

Tutje ai ka thënë se për momentin Kosova nuk ka Qeveri që kujdeset për qytetarët.

“Qeveria jone po merret me budallakina. Albinit as nuk po i bën përshtypje qe Vucici me shumë se sa ai po kujdeset për qytetaret e tij. Për Albinin është tepër me rendësi me e fitu betejën publike me Vucicin ne takimin e tyre te pare ne Bruksel”, është shprehur Buzhala në shkrimin e tij.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

Hape nje pike/punkt per vaksinimin e kosovareve dikund afer kufirit. Une e di qe edhe Shqiperia eshte ne zor te madh per veti, ama eshte krejtesisht e turpshme per shtetin e Kosoves qe mijera veta me shku me u vaksinu ne Serbi, qysh po ndodhe tash. Nuk ka poshterim me te madh per shtetin e Kosoves qe i lejon qytetaret e vendit te vet me pranu vaksina prej qeverise se Serbise.Qe keshilla ime per Ramen dhe qeverine e tij. Le t’i ndaje disa doza ne jave, le te themi 5-6 mije dhe le t’i caktoje grupmoshat, bie fjala brenda nje javes ata qe i kane 74-75 vjec. Javen tjeter ata qe i kane 73-74 vjec. E di qe nuk do te ishte shume as per Shqiperine, por do te ishte shume per ne qe kemi prinder te vjeter.Nuk kishim me ia harru kurre. Na per momentin nuk kemi qeveri qe kujdeset per qytetaret. Qeveria jone po merret me budallakina. Albinit as nuk po i ben pershtypje qe Vucici me shume se sa ai po kujdeset per qytetaret e tij. Per Albinin eshte teper me rendesi me e fitu betejen publike me Vucicin ne takimin e tyre te pare ne Bruksel.Une me qene si Vucici, po ne ate takim, kisha me i tregu se sa qytetare te tij ia ka vaksinu. Le te merret ky me folklorizma.Prandaj, Edi Rama e ka mundesine ideale per t’i dale ne krah qytetareve te Kosoves.