×
  • Lajme
  • Lajme

    Ç’është modeli i dy Gjermanive i cili po spekulohet të jetë rikthyer në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi?

    Reporteri
    07 Shtator 2022 | 14:50

    Kohëve të fundit është përfolur për rikthimin e propozimit të modelit të dy gjermanive si zgjidhje e mundshme për t’u arritur në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Dialogu i Brukselit për normalizim të plotë mes marrëdhënieve me Kosovës dhe Serbisë, deri më tani, që nga 2011, nuk ka konkluduar ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse e ligjërisht të detyrueshme.

    Si Kosova në nivelin ndërkombëtar, ashtu edhe Serbia në atë evropian, mbeten pengje të një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

    Në ngërç për një kohë të gjatë, dhe pas hapjeve të asaj që një kohë u diskutua për “shkëmbim territoresh”, dialogu e ka gjetur veten në vendnumëro.

    Por, çfarë marrëveshje është ajo e modelit të dy gjermanive, e cila është spekuluar të jetë rikthyer?

    Traktati Bazë që u bë më 1972 mes Republikës Federale Gjermane (FRG) dhe Republikës Demokratike të Gjermanisë (GDR), përkatësisht Gjermanisë Lindore dhe asaj Lindore, ishte një marrëveshje e çuditshme merr-jep, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Provizionet e traktatit i jepnin GDR-së pak a shumë atë që kërkonte.

    Në nenin 1, dy shtetet gjermane zotoheshin të zhvillonin “marrëdhënie të mira ndërfqinjësore mbi bazën e të drejatave të barabarta”.

    Në nenin 2, ata pajtoheshin të udhëzoheshin nga qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.

    Sipas nenit 3, ata e obligonin njëra tjetrën për të zgjidhur çështjet e diskutueshme pa përdorimin e forcës dhe të riafirmonin pashkelshmërinë e kufijve që ekzistonin mes tyre.

    Në nenin 4 dhe 6, ata pranonin se asnjëra nga shtetet nuk mund të përfaqësonte njëra-jetrin në nivelin ndërkombëtar dhe secili të vepronte vetëm brenda juridiksionit territorialtë tyre, si dhe ndërmerrnin zotimin për të respektuar pavarësinë dhe autonominë e njëri tjetrit në çështje të brendshme dhe të jashtme.

    Në nenin 7, dy palët deklaronin “gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënie”, dhe premtonin konkludim të një grumbulli marrëveshjes pasuese, inter alia, në fushën e marrëdhënieve ekonomike, shkencës dhe teknologjisë, trafikut, marrëdhëniet jurifike, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit dhe mbrojtjes mjedisore, shkruan Reporteri.

    Brenda këtyre dy provizioneve, FRG-ja dukej se në shikim të parë “jepte” deri në masën e një “dhënie të krejtësishme” të pozicioneve të saj paraprake legale mbi GDR-në.

    Por “marrja mbprapsht” niste që nga preambula kur palët deklaronin se që të dyja nisnin “nga fakti historik dhe pa paragjykim ndaj pikëpamjeve të ndryshme të Republikës Federale Gjermane dhe Republikës Demokratike Gjermane në çështje bazike, përfshirë çështjen kombëtare”.

    Neni i 9-të i Traktatit Bazë shkonte poashtu në këtë drejtim, duke siguruar se “nuk afekton traktatet dhe marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale tani më të konkluduara nga ta [dy shtetet gjermane] ose që kanë lidhje me ta”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!