×
  • Lajme
  • Lajme

    Clark në Kosovë me familje: Kosovarët njerëz të guximshëm, e ardhmja do të jetë e ndritshme për ju

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 10:39

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark, i cili po qëndron në Kosovë për nder të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.


    Ish-gjenerali Clark, ashtu si Clinton dhe Albright është nderuar nga presidenti Thaçi me çmimin “Urdhëri i Lirisë”.

    Clark në Kosovë ka ardhur për të festuar së bashku me dy nipat dhe gruan e tij. Ai është shprehur se është përvojë e mrekullueshme të kthehesh sërish në Kosovë pas kaq vitesh, shkruan Reporteri.net.

    Clark ndër të tjera ka thënë se është krenar me arritjet e Kosovës, dhe është shprehur se perëndimi do të vazhdojë gjithmonë ta mbështesë Kosovën ashtu siç ka bërë në të kaluarën.

    “Është përvojë e mrekullueshme të kthehem sërish në Kosovë sot, 20 vjet pas atyre kohëve të vështira, kur kishte aq shumë rrezik, aq shumë tragjedi në këtë vend. Të shoh demokracinë, parlamentin, një president, një lidership dhe një ekonomi dhe e di se e ardhmja do të jetë e ndritshme sepse njerëzit e Kosovës kanë kurajën dhe vizionin për të marrë vendimet e duhura, ta çojnë vendin drejt perëndimit dhe perëndimi do ta përqafojë këtë vend, do të investojë, të punojë me ju siç kemi bërë në të kaluarën. Kosovarët janë njerëz që kanë luftuar për liri dhe që besojnë në liri, Ju jeni një nga ne”, është shprehur Clark. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!