×
  • Lajme
  • Lajme

    CPJ: Gjatë një dekade në botë janë vrarë 318 gazetarë

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 18:27

    Gjatë një dekade në botë janë vrarë 318 gazetarë, thuhet në një raport të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).


    Vendin me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë, në dhjetë vitet e fundit e mban Somalia e cila pasohet nga Siria, Sudani Jugor, Filipinet, Afganistani, Pakistani, Rusia, Brazili, Bangladeshi, Nigeria dhe India.

    “Në dekadën e kaluar, grupet militante të armatosura si Al-Shabaab, Boko Haram dhe grupi i Shtetit Islamik kanë pasur më së shumti në shënjestër gazetarët”, tha CPJ.

    Por, sipas kësaj organizate “grupet kriminale janë bërë një kërcënim i madh, duke vrarë një numër të madh gazetarësh dhe duke i shpëtuar në mënyrë rutinore drejtësinë”.

    Organizata potencon se “mosndëshikimi” për vrasjen e gazetarëve, mbetet si normë në shumë vende të botës.

    “Korrupsioni i pakontrolluar, institucionet joefektive dhe mungesa e vullnetit politik për të zhvilluar hetime të fuqishme, janë të gjithë faktorët që qëndrojnë prapa pandëshkueshmërisë”, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!