×
  • Lajme
  • Lajme

    Cramon e quan Gazmend Muhaxherin “shembull të shkëlqyeshëm” për angazhim me komunitetet

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 16:25

    Shembull të shkëlqyer për angazhim me komunitete, e quajti Eurodeputetja, Viola von Cramon, Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, derisa vizitoi komunitetin serb të Kosovë në një fshat të Pejës, shkroi ajo në Twitter, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Cramon, tha se të vizitosh serbët në jug të lumit Ibër, është mënyra më e mirë për të dëgjuar për problemet e tyre.

    “Vizita e serbëve të Kosovës në Gorazhdevac dhe pjesë të tjera në jug të lumit Ibër dëshmon nevojën për t’i dëgjuar ata dhe nevojat e tyre sepse ndjehen të lënë anash. Sidoqoftë, Kryetari i Pejës është shembull i shkëlqyeshëm se si serbët lokalë dhe komunitetet tjera mund të angazhohen lehtë në punë në Kosovë”, ka shkruar Cramon.

    Muhaxhiri mori pjesë gjithashtu edhe në shugurimin e kryehierarkut të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës, gjë që u mirëprit nga serbët lokalë dhe nga disa media serbe. Rada Trajkoviç, Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, e quajti “veprim të guximshëm dhe për t’u duartrokitur” pjesëmarrjen e Muhaxherit në shugurimin e patriarkut./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!