×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka: Partitë politike nuk kanë vullnet për ndryshim të sistemit zgjedhor

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 8:15

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se përmirësimi i sistemit zgjedhor do të ndihmonte KZQ-në në shumë aspekte, por sipas saj ndryshim politik të sistemit zgjedhor nuk do të ketë pasi mungon vullneti i subjekteve politike.


    Daka, në emisionin “Përballje” ka thënë se është fatkeqësi që reforma zgjedhore ka filluar nga viti 2011 dhe nuk ka përfunduar akoma.

    “Shpresojmë se kësaj radhe Komisioni i formuar për reformën zgjedhore do të kryej punën e vet dhe së paku do të kemi një reformë teknike sepse reforma zgjedhore nënkupton ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ndryshimet teknike që përmirësojnë procesin zgjedhor”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se ka munguar vullneti politik nga liderët e subjekteve politike për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

    “Kur është ardhur në pikën për ndryshimin e sistemit zgjedhor aty nuk ka pasur më vullnet. Kësaj radhe meqë synohet vetëm përmirësimi i sistemit zgjedhor nga ana teknike, e jo ndryshimi i sistemit zgjedhor nga ana politike, shpresoj shumë se do të përmirësohet sistemi zgjedhor që do të na lehtësonte edhe neve si KQZ punën”, tha ndër të tjera Valdete Dakaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!