×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e gazetarit Visar Duriqi: Dhëmbë e hundë të thyera

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 10:36

    Gazeta Online “Reporteri”, ka siguruar fotografi të gjendjes së gazetarit të Insajderit, Visar Duriqi, i cili mbrëmë në mesnatë është sulmuar fizikisht nga tre persona.


    Duriqi nga kjo rrahje ka pësuar thyerje të hundës dhe dhëmbëve, teksa shihet që është tërësisht i gjakosur.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se dyshohet se tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas është liruar nga aty”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Ai ka thënë se policia tashmë ka iniciuar një hetim për zbardhjen e rastit.

    “Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordimin me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese hetimore për rastin lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Borovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!