×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj kërkon falje për ndezjen e cigares brenda Kuvendit

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 22:31

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar falje pas ndezjes së cigares brenda Kuvendit të Kosovës.


    Në llogarinë e tij të Facebook-ut ai u shpreh se kjo ishte pakujdesi e tij.

    “E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar ai, duke e postuar edhe një fotografi nga vendi në fjalë.

    Ai po ashtu u deklarua edhe për Klan Kosova, duke thënë: “Shprehi e keqe e duhanpirësit. Është ambient i bufesë. Janë mbi 30 deputetë aktualisht në të njëjtën pjesë. Është gabim por nuk e pata idenë se e kapë kamera. Kërkoj falje, ishte gabim, nuk arsyetohet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!