×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill, publikohet agjenda

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 18:33

    Më 18 prill Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të diskutojë për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    Asambleja Parlamentare e KiE ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror ku konfirmohet kjo datë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas agjendës, diskutimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë për dy orë e gjysmë.

    Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

    Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

    Agjendën e plotë mund ta gjeni KËTU.

    Republika e Kosovës të mërkurën e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    Me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

    Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas këtij vendimi tha se Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një hap për anëtarësim.

    “Ne do të vazhdojmë punën me aleatët për t’u siguriar se të gjithë qytetarët tanë të kenë qasje në instrumentet e KiE-së nëpërmjet anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

    Kurse kryeministri Albin Kurti e kaquajtur arritje të madhe faktin që Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

    Kurti tha se ky është vetëm hapi i parë, teksa muajin tjetër do të votohet në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj.

    Kryeministri Kurti tha se ky është një lajm i mirë për krejt Evropën e demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë, e Republika e Kosovës po hyn brenda Këshillit të Evropës.
    Kurti tha se bashkë me këtë, Kosova po bën hapa edhe drejt integrimit evropian dhe synimi është anëtarësimi në BE e NATO.

    “Kjo është një e arritur shumë e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Kosovës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë pranverë gjithçka po tregon se do të mund të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë. Në këtë pranverë, hapi tjetër vjen në fund të prillit, ku do të votohet në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj. Është bërë e njohur, e ditur prej nesh dhe e shpresuar më 24 prill të vitit të kaluar, atëherë kur në mbledhjen e ambasadorëve i patëm më shumë sesa dy të tretat e votave.

    Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë. Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit.

    Të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti.

    Opinioni kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës, fusnotë e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet (state), sipas nenit 4 të Statutit të KiE, dhe jo si vend (country), sipas nenit 5.

    Suksesi i sotëm hapë rrugën për votimin e opinionit në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg në javën e 15 prillit. Pas votimit të suksesshëm aty, opinioni do t’i dërgohet Komitetit të Ministrave të cilët duhet të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e radhës që do të mbahet në maj të këtij viti.

    Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë ndikim në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!