×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e plotë: Çka tha Thaçi për Albulena Haxhiun, familjen e së cilës e ndërlidhi me një laborator të drogës

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 23:26

    Presidenti i Kosovës ka thënë se familjarët e Albulena Haxhiut, ministres në detyrë të Drejtësisë janë të involvuar në kontrollin e laboratorëve të drogës.


    Thaçi në intervistën e dhënë sonte për Debat Plus tha se për këtë arsye ministrja Haxhiu duhet të hetohet nga organet e drejtësisë.

    “Kurti dhe grupi i tij duhet të përballen me drejtësinë për shkak të aktiviteteve të tyre jo ligjore. Ju e dini të gjithë dhe gjithë opinioni çfarë aktivitetesh jo ligjore kanë ndodhur në Ministrinë e Shëndetësisë me keqpërdorimin e dhjetëra miliona euro nga ministri Vitia dhe ekipa e Kurtit gjithashtu bërja publike e involvimit direkt dhe familjarëve të saj edhe në kontrollin e laborantëve të drogës nga Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë, imagjino është shqetësuese dhe përtej çdo limit. Ajo dhe familjarët e saj”, ka thënë Thaçi në intervistën e dhënë sonte në Debat Plus.

    Ndërkohë pas kësaj interviste ministrja Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj Thaçit derisa e ka quajtur shpifës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!