×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklaratat e Limajt për PDK-në, reagon Musliu: Matemi kur të duash Çelik

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 22:39
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, pas deklaratave të sotme.

    Në një intervistë, Limaj ka deklaruar se është “më PDK se krejt PDK-ja që janë”.

    “Matemi kur të duash Çelik”, ka shkruar Musliu duke shpërndarë deklaratën e Limajt në Facebook.

    Limaj tutje ka deklaruar se në parim i takon Nismës, e si i tillë nuk do të ndërrojë parti. Megjithatë, ka thënë se, në thellësi, përfaqëson idealet e Partisë Demokratike të Kosovës, madje edhe më tepër se ata vetë, shkruan Reporteri.net.

    ”Unë e them publikisht, emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë, në organe të PDK-së, në koncept, në PDK-në që e kemi kriju, që e kemi ndërtu”, tha ai në Klan Kosova.

    A do të rikthehet në PDK? Deklarohet Fatmir Limaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!