×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohet gypi, këto lagje të Prishtinës sot mund të mbesin pa ujë

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 13:09

    KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak që ka rrjedhur uji në gypin e Badocit në rrugën ” Shaqir Igrishta”, mund të mbesin pa ujë të pijshëm disa objekte të zonës së Matit 1, Bregut të Diellit e rrugës “Muharrem Fejza”,


    Siç thuhet në njoftim, si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit me diametër fi 630 mm, në rrugën ” Shaqir Igrishta” , ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.

    “Si shkak i këtij intervenimi , pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës së Mati 1, rruga ” Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura)”, njofton KRU “Prishtina”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!