×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët me 1 minutë heshtje nderojnë të vrarët në masakrën e Poklekut

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 10:54

    Deputetët kosovarë kanë nderuar me një minutë heshtje të rënët nga masakra e Poklekut të Drenasit në seancën e sotme.

    Nderimi u bë me kërkesë të deputetes, Ganimete Musliu, që vije nga Drenica, shkruan Reporteri.net.

    “Sot në Poklek të Drenasit përkujtohet masakra më e tmerrshme që ka ndodhur në Republikën e Kosovës gjatë vitit 1999, ku 54 anëtarë të familjes Muqolli bashkë me mysafirët që i kanë pasur prezentë janë pushkatuar, janë karbonizuar dhe një lopatë hi është varrosur në një varr të përbashkët nga 54 anëtarë. Për këtë, unë kërkoj 1 minutë nderimi”, tha ajo.

    Ndër të tjera, deputetja Musliu kërkoi pauzë në mesditë, duke u arsyetuar se do të marrin pjesë në akademi përkujtimore.

    Ndryshe, edhe presidenti Thaçi sot ka përkujtuar këtë masakër, duke thënë se askush s’u dënua./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!