×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët sot më të kujdesshëm, të gjithë me maska në Kuvend

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 10:34

    Edhe pse ishte paraparë që seanca plenare të fillon në ora 10:00, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.


    Ndërsa kanë kaluar 30 minuta nga koha e paraparë për fillimin e seancës, aktualisht brenda sallës së mbledhjeve të seancës plenare janë disa deputetë, por jo të gjithë.

    Ajo që vërehet është se për dallim nga herët tjera shumica prej deputetëve sot po mbajnë maskat dhe kështu po respektojnë vendimin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se mbajtja e maskave është bërë obligative për shkak të numrit të madh të rasteve me coronavirus në vendin tone.

    Mbrëmë u shënua rekordi i zi me 214 raste të reja dhe katër persona të vdekur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!