×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK’së tregon bibliotekën e tij, VV’së i propozon leximin e autorit Danielle Steel

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 13:28

    Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj ka sfiduar edhe njëherë politikanët në vend, me theks të veçantë ata të VV’së, duke prezantur bibliotekën e tij, e duke rrëfyer sa lexon libra. Ai përveç tjerash edhe u ka propozuar kolegëve të VV’së se çfarë libra duhet të lexojnë dhe cilin autor.


    Në një intervistë për emisionin #gjesi në Televizionin T7, ai thotë se ka afërsisht 300 libra të zhanreve të ndryshme.

    “Po kam dikun afërsisht 300 libra të zhanreve të ndryshme, mirëpo, kjo është pjesë e vogël që e posedoj në banese, për shkak se kam shumë libra gjatë përditshmërisë që kam pas qasje në dokumentacione raporte të ndryshme, sepse ti kisha marrë vetëm gazetën zyrtare ishin mbush të gjithë tavanat, janë disa artikuj të zgjedhur.

    Kam libra të fëmijëve të mi, janë edhe librat universitar, kam Kuranin e madhërishëm që e kam lexuar, por, edhe pjesën tjetër të UÇK-së”, thotë deputeti i AAK-së.

    Madje, ai shton se kur ishte arrestuar në Gjilan, gjatë kohës sa po mbahej në burg kishte kërkuar nga familja e tij që t’ia dërgonin 20 libra, e se ai rrinte tërë kohën duke lexuar.

    “Më akuzuan për kërcënim, edhe pse nuk ishte kërcënim, pata lyp fondin librarë a ka libra, më thanë po, kur shkova nuk kish pas diçka të ngjashëm, në momentin e parë i pata thirr të familjes, mi patën pru nja 20 libra. Gardianët në çdo kohë më vishin më gjejshin tu lexu. Nuk mund të rri pa libër, nuk është për me dalë para publikut sepse është obligim i gjithë qytetarëve sepse pasurohet fjalori, truri në këtë rast, pavarësisht njerëzve që nuk lexojnë libra të zhanreve të ndryshme. Unë i lexoj të gjitha zhanret”, shton, teksa tregon edhe cilat libra të Naim Frashërit i ka lexuar.

    Biblioteka e deputetit të AAK-së
    “Naimi nuk ka vepra voluminoze të mëdha, po ka përmbledhje “Historinë e Shqipërisë dhe Bagëti e bujqësi i kam lexuar në shkollë fillore”, thotë ai.

    Demalijaj thotë se autorja e tij e preferuar është Danielle Steel, megjithëse ia huq pak me gjininë, duke ju referuar si mashkull.

    “Po kam lexuar Danielle Steel është shumë i mirë, janë libra për dashuri, po i lidhin të gjitha konceptet që edhe sot mund të jenë në natyrën e funksionimit të shoqërisë, dashuria nuk mund të jetë vetëm koncepti qysh me e dashtë dikan po edhe mënyra qysh me arritë.

    Dashuri në Paris, është libër shumë i mirë ju kisha thanë edhe kolegëve të mi, që të lexojnë të libër.

    Ka zhanre të ndryshëm, kam lexuar edhe të Greqisë antike, Homerin… është problem Tolstoin, Shekspirin edhe ai është tragjik, komedi, Romeo dhe Zhulietën.

    Unë nuk e kam se kush ka ma shumë libra, ish në pyetje diçka tjetër, se aktivistët e LV-së fyejnë shumë këta janë njerëz që nuk lexojnë, të korruptuar”, thotë ai.

    Deputeti i AAK-së, thotë se me Albin Kurtin njihet që nga studimet, e organizata e studentëve.

    “Unë pothuajse jam gati vetëm nuk jam i sigurtë nëse Albini është një gjeneratë para meje, e kam njoftë edhe në studime, bukur zor patëm hjekë me shti në Lëvizjen Studentore, se fakulteti teknik i z.Kurtit nuk pranojshin me na përkrahshin atëherë”, shton ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!