×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së i përmend zgjedhjet: LDK-ja po e kryen zotimin vetëm pjesërisht

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 23:02

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se deri në këto momente Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e kryer zotimin e saj vetëm pjesërisht sa i përket votimit të presidentit.


    Rexhaj theksoi se mos votimi nga tre deputetët e LDK-së për Vjosa Osmanin si presidente, bën që kjo parti ta kryejë zotimin e saj vetëm pjesërisht.

    “LDK po e përmbush zotimin e saj, por jo në mënyrë të tërësishme. Besoj thellësisht që ka deputetë që mendojnë objektivisht, ndryshe siç e thotë Kushtetuta, shkojmë në zgjedhje. Si Vetëvendosje nuk e dëshirojmë këtë, pasi veçse kemi filluar t’i konstituojmë institucionet. Nuk është punë e Vetëvendosjes t’i bind deputetët e LDK-së”, deklaroi Rexhaj në KTV.

    Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj janë tre deputetët e LDK-së që nuk po votojnë në seancën e jashtëzakonshme për të zgjedhur presidentin e ri. Kuorumi në rundin e parë mungoi për dy vota, ndërsa në përsëritjen e rundit të parë mungoi për një.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!