×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së ofendon rëndë Thaçin, e quan të gërditshëm dhe fodull

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 17:44

    Mefail Bajqinovci, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit arriti të bëhet deputet ka ofenduar jo pak presidentin Hashim Thaçi, duke e quajtur të gërditshëm dhe fodull.


    Përmes një postimi në Facebook, ka përmendur deklaratën e presidenti Thaçi ku ka thënë se pret liderin e VV-së, Albin Kurtin, të vi dhe ta marr mandatarin.

    “Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë”, ndërsa dje tha “e kam nominuar z. Kurti, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite. Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën”, ka shkruar Bajqinovci, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    “Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë”, ndërsa dje tha “e kam nominuar z. Kurti, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite.

    Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën. Përmbajtjet politike i ngatërron me fakte juridike dhe e kundërta: faktet juridike i keqpërdorë brutalisht në funksion të interesave të tij parapolitike, si kreu i oligarkëve të Kosovës.

    Më thjeshtë, çfarë po bën ky është pak a shumë kështu: Kur një noter kërkon nga palët t’u bëjë gati aktin noterial para se palët të jenë pajtuar për përmbajtjen e marrëdhënies juridike. I nderuar noter i zellshëm, prisni kërkesën. Shpejt do të ju arrijë. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10221594981885062

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!